FORUMI REGIONAL
I KIRURGJISË GJINEKOLOGJIKE VAGINALE
“E shkuara, e tashmja dhe Ardhmëria e Kirurgjisë Vaginale Gjinekollogjike”
Bashkohuni me ekspertë ndërkombëtarë dhe specialistë nga rajoni për dy ditë intensive mbi kirurgjinë gjinekologjike vaginale dhe teknikat moderne minimalisht invazive.
Konferenca organizohet nga Shkolla Italiane e Kirurgjisë Mini-Invazive Gjinekologjike në bashkëpunim me Universitetin Aleksandër Moisiu, Durrës.
Forumi Rajonal për Kirurgjinë Gjinekologjike Vaginale
Kjo konferencë ofron njohuri të avancuara profesionale mbi kirurgjinë gjinekologjike vaginale. Sipas rekomandimeve të ACOG, kur pacientja ka indikacion për histerektomi, teknika e parë që duhet rekomanduar është histerektomia vaginale, pasi paraqet avantazhe të rëndësishme ndaj teknikave të tjera kirurgjikale.
Gjatë konferencës do të trajtohen gjithashtu tema të rëndësishme si:
- përdorimi i ekografisë perineale në vlerësimin e prolapsit
- trajtimi i inkontinencës urinare
- klasifikimi modern i prolapseve gjinekologjike
- teknikat moderne të kirurgjisë vaginale
Prof. Asc. Arben Haxhihyseni – President i Konferencës
Prof. Asc. Arben Haxhihyseni është një nga specialistët më të njohur në Kirurgjinë Mini Invazive Gjinekologjike. Me formim në Universitetin e Mjekësisë Tiranë dhe Università di Firenze, ai sjell vite eksperiencë dhe njohuri të avancuara klinike.
Lektorët
Përfitimet e Pjesëmarrjes
Qasje Minimalisht Invazive
Histerektomia vaginale është teknika kirurgjikale më pak invazive, e rekomanduar nga ACOG. Vaginal hysterectomy is the least invasive surgical technique, recommended by ACOG.
Më Pak Komplikacione
Zbuloni qasje moderne minimalisht invazive që ndihmojnë në uljen e komplikacioneve kirurgjikale.
Staf Shkencor i Kualifikuar
Profesorë me botime ndërkombëtare dhe njohje të lartë shkencore.
Video Ekskluzive Kirurgjikale
Teknika që nuk aplikohen zakonisht në trevat shqipfolëse.
Shkëmbim Eksperience Klinike
Mundësi për të ndarë dhe për të fituar eksperiencë reale kirurgjikale.
Teknika Moderne Vaginale
Mësoni procedura moderne si VNOTES.
Sesion për Inkontinencën Urinare
Sesione të dedikuara nga ekspertë në trajtimin e saj.
Ekspertë të Nivelit të Lartë nga Italia
Gjinekologë dhe drejtues spitalesh me reputacion të lartë.
Eksperiencë e Gjerë Kirurgjikale
Lektorë me përvojë të thellë në kirurgjinë vaginale.
Procedura të Specializuara
Informacion mbi cistektominë vaginale, tubektominë dhe të tjera.
Qasje e Aksesueshme
Teknika të aplikueshme në çdo sallë gjinekologjike.
Pa Nevojë për Pajisje të Shtrenjta
Përdoren instrumente standarde të disponueshme kudo.
Përfitim Maksimal për Pacientin
Rezultate më të mira krahasuar me teknikat e tjera kirurgjikale.
Përvoja Klinike që Bën Diferencën
Në këtë video, një paciente ndan përvojën e saj me histerektominë vaginale, duke përshkruar rikuperimin e shpejtë dhe avantazhet e kësaj procedure mini invazive. Historia e saj ilustron sigurinë, efikasitetin dhe përfitimet praktike që kjo teknikë ofron për pacientet.
Ky forum ju jep mundësinë të thelloheni në ekspertizën e teknikave të avancuara që kanë transformuar jetët e mijëra pacienteve dhe kanë vendosur standarde të reja në kujdesin mjekësor gjinekologjik.
Programi i Konferencës
Shkarko programin e plotë
Merrni programin e plotë të konferencës, detajet e sesioneve dhe informacionin për folësit në një dokument PDF.
Shkarko PDFRegjistrim i hershëm
Regjistrim i vonuar
Pyetje të Shpeshta (FAQ)
Konferenca është e dedikuar për gjinekologë, urologë, specializantë dhe infermierë të sallave të gjinekologjisë dhe urologjisë. Ajo ofron njohuri të avancuara për kirurgjinë vaginale gjinekologjike, teknika mini invazive dhe trajtimin e prolapseve dhe inkontinencës urinare, prandaj përfitojnë profesionalisht të gjithë specialistët që duan të zgjerojnë eksperiencën e tyre kirurgjikale.
Tarifa e regjistrimit përfshin pjesëmarrjen në gjithë sesionet teorike dhe praktike të konferencës, aksesin në prezantimet e lektorëve dhe diskutimet, materialet shkollore dhe certifikatën e pjesëmarrjes. Për specializantët dhe infermierët, tarifa është më e ulët dhe gjithashtu përfshin të njëjtat përfitime.
Konferenca ka 12 kredite. Pjesëmarrësit marrin certifikatën përkatëse në përfundim të forumit.
Konferenca do të zhvillohet kryesisht në gjuhën italiane me prezantime dhe video kirurgjikale, duke ofruar përkthim ku është e nevojshme për pjesëmarrësit shqiptarë dhe të huaj.
Po, konferenca ka kapacitet të kufizuar. Është e rekomanduar që pjesëmarrësit të regjistrohen sa më shpejt për të siguruar vendin e tyre.

